Milan afër transferimit të portierit italian
Kampioni i Italisë, Milan, është afër që ta transferojë portierin italian Marco Sportiello, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
30-të vjeçari që tash është tek Atalanta, llogaritet si zëvendësues i Tatarusanu, derisa Maignan do të mbetet portieri i parë i ekipit.
Sportiello do të kalojë tek Milan pa asnjë shpenzim verën e ardhshme, pasi kontrata me klubin aktual i skadon më 30-të qershor 2023.