Milan edhe një lojtar pritet ta zyrtarizojë këtë javë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milan edhe një lojtar pritet ta zyrtarizojë këtë javë

09:22 | 12 Korrik 2019

Milan është afër marrëveshjes me Bennacer të Empolit.

Milan është shumë afër që të kryej blerjen e mesfushorit të Empoli.

Skuadra ‘Rosoneri’ raportohet të jetë afër marrëveshjes me Ismael Bennacer, transmeton lajmi net.

Marrëveshja e Milan me Bennacer ishte afër që të dështonte në fillim të kësaj jave, si pasojë e termeve personale.

Gjithsesi, Gianluca Di Marzio thotë se problemet janë zgjidhur pasi përfaqësuesit e lojtarit kanë pranuar ofertën e Milan.

Zyrtarizimi mund të bëhet qysh nesër, edhe pse 21 vjeçari është akoma i angazhuar me kombëtaren e Algjerisë.

Lojtari që dikur luante me të rinjtë e Arsenal ka ndihmuar skuadrën e tij kombëtare të prek gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Milan, nga ana e tyre, janë të gatshëm të paguajnë 16 milionë euro plus 1 milion bonos.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!