Milani iu ka kthyer tashmë fitoreve.
Milani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.
Djelmoshat e Gennaro Gattusos zhvilluan ndeshje të mirë duke marrë fitoren e tretë me radhë.
Te Milani lojë të mirë zhvilloi Samu Castillejo që u vlerësua me 9.6, pasi shënoi gol dhe asistoi.
Kessie, Piatek dhe Calhanoglu janë po ashtu ndër më të vlerësuarit.
Notën më të ulët te Milani e kishte Paqueta (6.6). Te Enpoli ishte Bennaccer që u vlerësua më lartë, ndërsa dështim i ndeshjes ishte Federik Veseli me 5.7