Milan – Fabregas, lajm shokues nga Anglia

11:36 | 29 December 2018

Milan ka marrë një lajm aspak të mrië nga Anglia.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që Cesc Fabregas të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

31-vjeçari nuk është i lumtur me rolin e tij në Chelsea, dhe ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi londinez.

Fabregas ka vetëm pesë paraqitje në këtë stinor të Premierligës.

“Në këtë rol kemi vetëm dy lojtarë, Jorginho dhe Fabregas, kështu që për mua do të ishte me të vërtetë një problem pa Cesc”, tha Sarri.

“Unë dua që të qëndrojë. Sidoqoftë, nuk e di vendimin përfundimtar të Cesc dhe të klubit, natyrisht”.

“Nëse Cesc do të largohet, mendoj se duhet të blejmë një mesfushor tjetër dhe kjo nuk është e lehtë, sepse teknikisht, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Unë mendoj se në merkato është shumë e vështirë për të gjetur një lojtar me karakteristikat e tij”.

Destinacioni i mundshëm i Fabregasit mund të jetë Milani.

Komento: