Milan fiton me lehtësi ndeshjen ndaj Cagliari.
Skuadra ka mbyllur sezonin në pozitën e gjashtë në tabelë.
Skuadra e Milan ka shënuar fitore me rezultatin 3:0 në përballjen kundër Cagliari, shkruan lajmi.net.
Tri pikët ishin të rëndësishme për Milan që tashmë ka siguruar garat evropiane (Liga e Evropës) për sezonin e ardhshëm.
Milan kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë, pas autogolit të Ragnar Klavan.
Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic shënoi një herë në minutën e 55’ kurse, dy minuta pas tij shënoi Samu Castillejo për rezultatin final 3:0.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 66 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë.
Cagliari mbetet me 45 pikë për pozitën e 13-të.