AC Milan ka shënuar fitore ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Rosonerët triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj liderit në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ismael Bennacer në minutën e 40-të të ndeshjes.
E situata u vështirësua edhe më shumë për Napolin kur Anguissa e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 75-të.
Deri në fund, nuk pati gola dhe Milan mori fitoren dhe e pret ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.