Milan fiton ndaj Tottenhamit në San Siro

23:17 | 14 Shkurt 2023

Milani mposht Tottenhamin në “San Siro”.

Milani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Tottenham Hotspur, të vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi sonte me rezultat minimal dhe kështu do të ketë një epërsi për ndeshjen e kthimit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Rossonerët” e shënoi Brahim Diaz, në minutën e shtatë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars, në Londër.

Komento: