Milan gabon në fund të ndeshjes, barazon më Crvena zvezdën

21:19 | 18 Shkurt 2021

Milanit i shpëton fitorja nga duart.

AC Milan ka barazuar me Crvna zvezdën në kaudër të 1/16 të Europa League.

“Rossonerët” kishin raste të fitonin këtë ndeshje me rezultat të thellë, transmeton lajmi.net.

Fillimisht një gol në min (12’) ishte anuluar nga sistemi VAR. Pastaj avantazhin për Milanin au dha lojtari i vendaseve, Pavkov min (42’).

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të Milanit.

Pjesa e dytë pati gola dhe befasi.

Vendasit barazuan përmes një penaltie, në min (52’) ishte Kanga i cili barazoi shifrat.

Ishte një penalti tjetër që u dhurua në favor të Milanit, Theo Hernandez e konkretizoi atë në min (61’), për të dyfishuar epërsinë e “Rossonerëve”.

Kur u mendua se gjithçka përfundoi dhe Milan do të kthehej në Itali me avantazh, ishte autori i autogolit i cili i ndëshkoi mysafirët.

Kanga asistoi për Pavkov në minutën (90+3’) për të barazuar shifrat.

Rezultati përfundimtar, Crvena zvezda 2-2 AC Milan.

Komento: