Milan gati të nënshkruaj me yllin e mesfushës

13:26 | 16 Nëntor 2022

Milan afër marrëveshjes së re me Bennacer

Milan dhe Bennacer janë në rrugë të mirë për rinovimin e kontratës.

Mesfushori i Milan, Ismaël Bennacer është i hapur për të nënshkruar një kontratë të re me skuadrën ‘Rossoneri’.

Sipas ‘Gazzetta’, ka një marrëveshje në parim mes Milan dhe Bennacer, për rinovimin e kontratës.

Mesfushori pritet të firmosë një kontratë që do ta mbante në ‘San Siro’ deri në korrik të vitit 2027.

Me kontratën e re, Bennacer do të fitonte rreth 4 milionë euro në vit, plus një shumë tjetër në formë bonusesh.

Nënshkrimi i kontratës së re pritet të bëhet kah fundi i këtij viti kalendarik.

Komento: