Milan po e do me çdo kusht transferimin e Sandro Tonalit.
Presidenti i Brescia, Massimo Cellino ka konfirmuar se Milan është duke bërë presion të hatashëm për të nënshkruar me Sandro Tonalin, pavarësisht se lajmet thoshin se ai do të kalon në Inter
Që disa javë por edhe muaj, është parashikuar që Tonali do të vesh fanellat zikaltër të skuadrës nga San Siro dhe se Inter do të paguante për të 25 milionë euro.
Megjithatë, gjatë 48 orëve të fundit, Milan ka bërë një presion te Brescia dhe po tenton ta transferojë italianin 20 vjeçar.
Sky Sport Italia ka pasur një intervistë me Cellonin që u transmetuar në mbrëmje dhe i cili ka konfirmuar se është në negociata me Milan për Tonalin.
Kuptohet, ai do të këtë më shumë minuta për të luajtur te kuqezinjtë, aq më pak që ai është edhe një tifoz i AC Milan.
Radio Rossonera po ashtu ka konfirmuar se Milan janë duke bërë një përpjekje për ta transferuar Tonalin.
Antonio Conte duket se më shumë është i fokusuar në futbollistë në përvojë për mesfushën e tij, të atillë si Arturo Vidal i Barcelonës.