Milan gati transferimin 30 milionësh për zëvëndësuesin e Ibrahimovic

13:30 | 07 Mars 2021

Gjithçka gati, transferim 30 milionësh për zëvëndësuesin e Ibrahimovic.

Milan është duke bërë gati një transferim të jashtëzakonshëm sa i përket repartit të sulmit.

Rossonerët tashmë e kanë gjetur zëvëndësuesin e Zlatan Ibrahimovic dhe dyshja Maldini dhe Massara po bëjnë gati një ofertë për ta sjellë atë nën urdhërat e Piolit.

Siç raporton fichajes.net, bëhet fjalë për Donyell Malen i cili kapë një vlerë prej hiç më pak se 30 milionë euro mirëpo një shifër e tillë nuk e ka trembur aspak Milanin e cila do e çojë deri në fund një aksion të tillë.

Aftësitë e tij dhe shkathtësia në sulm kanë bërë që ai të kërkohet me çdo kusht nga Stefano Pioli gjatë kësaj vere.

Komento: