Milan-Gattuso, vjen lajmi i shumëpritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan-Gattuso, vjen lajmi i shumëpritur

16:03 | 10 Shkurt 2019

Gennaro Gattuso është trajneri i ekipit të Milanit, e ky ekip I ka vendosur kusht trajnerit të vazhdojë ende detyrën.

Gennaro Gattuso do të jetë trajner i Milan në sezonin e ardhshëm vetëm në rast se ai siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas ‘Corriere della Sera’, trajneri është në dijeni se e ardhmja e tij është komplet e varur nga top katërshja në tabelë, transmeton lajmi.net.

Lufta për pozitën e katërt në Itali është shumë e fortë, me Lazion, Romën dhe Atalantan si skuadrat që po e kontesojnë pozitën e Milan.

Milan nuk arriti të zë një vend në top katërshe as vitin e kaluar, duke mos arritur më shumë se pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Edhe në këtë garë ata nuk patën ndonjë sukses, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve.

Komento: