Milan-Gatusso, vjen lajmi i shumëpritur

20:39 | 12 Prill 2019

Gennaro Gattuso do të jetë trajner i skuadrës së Milanit deri në përfundim të kontratës.

Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, tashmë me rol drejtuesi në klubin e zemrës, Paolo Maldini, ka folur dje për “Mediaset për të ardhmen e Gennaro Gattusos, transmeton Gazeta Express.

“Ne jemi të kënaqur me Rinon dhe kurrë nuk e kemi vënë në diskutim. Nuk kemi menduar asnëjherë për largimin e tij”, tha dje Maldini.

Gennaro Gattuso është i lumtur për mbështetjen e klubit dhe tani është radha që të punojnë dhe të kthejnë Milanin në Ligën e Kampionëve.

Të shtunën, Milani përballet me Lazion dhe do të jetë një sfidë ku mund të vendosë pothuajse gjithçka, pasi skuadra e Gattusos ka vetëm tri pikë më shumë se ajo e Inzaghit.

“E ardhmja? E dëgjuat Maldinin çfarë tha”, u shpreh Gattuso.

“Jam i lumtur, kam edhe dy vite kontratë dhe objektivi është rikthimi në Champions League. Pjesa e tjetër janë punë mediash”.

Komento: