Milan gjen pasuesin e Kessie, ai po i ‘çmend’ të gjithë

18:19 | 15 Nëntor 2021

Maldini gjen pasuesin e Kessie, e kërkonin edhe 2 skuadra të mëdha të Serie A.

Siç po rrjedhin ngjarjet, Franck Kessie do të largohet nga Milani me parametra 0.

Mesfushori është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha në Europë dhe një ofertë me një pagë më të madhe mund ta joshë atë që të largohet nga qyteti i modës.

Mirëpo Paolo Maldini nuk po rri duarkryq dhe tashmë ka gjetur emrin e duhur për të zënë vendin e Kessie.

Corriere dello Sport raporton se bëhet fjalë për ish futbollistin e Bayern Munich, Renato Sanchez, i cili aktualisht është pjesë e Lille.

Sanchez u transferua nga Bayern tek Lille në verën e 2019 për 20 milionë euro, mirëpo tashmë kampionët e Francës mund ta lejojnë largimin e tij për një shifër më të ulët.

Komento: