
Skuadra e Milanit afër marrëveshjes me një super-trajner.
Agjenti i Marcelino ka mohuar raportet e negociatave për të marrë përsipër skuadrën e Milanit sezonin e ardhshëm, por nuk e përjashton atë mundësi.
Kishte informacionet të shumta që thonin se Marcelino ishte favorit për ta zëvendësuar Stefano Pioli sezonin e ardhshëm, kështu raportoi gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjellë Reporteri.
Madje u tha që ishte organizuar një takim në mes spanjollit dhe drejtorit Paolo Maldini.
“Është e natyrshme që Marcelino dëshiron bëhet trajner i një klubi të madh evropian sezonin e ardhshëm. Milani, për historinë e tyre të lavdishme, është një nga klubet më të rëndësishme në ekzistencë, “tha agjenti Eugenio Botas për Sky Sport Italia.

“Në përgjigje të lajmeve që u shfaqën në gazetat spanjolle, e cila shkrua se Marcelino do të jetë trajneri i Milanit sezonin tjetër, mund të themi se Marcelino nuk e ka takuar kurrë Paolo Maldini dhe nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Milani për vitin e ardhshëm.
“Për këtë sezon, informacioni është i pasaktë dhe nuk i afrohet realitetit të situatës”, tha agjenti i Marcelinos.