Milan gjen trajnerin e ri, ai është ‘specialist’ i Evropa Ligës

14:05 | 06 Prill 2019

Trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery është kandidati më i fundit për sezonin e ardhshëm të Milanit, pasi Gennaro Gattuso është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me klubin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, tensioni midis drejtorit Leonardo dhe trajnerit Gattuso mund të shohë një ndryshim në fund të sezonit, edhe nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Opsionet për ta zëvendësuar atë tashmë janë Antonio Conte, Maurizio Sarri, Arsene Ëenger dhe bosi i Tottenham Mauricio Pochettino.

Sugjerimi i fundit nga La Gazzetta është menaxheri aktual Arsenal Emery, i cili u emërua në rolin e Gunners nga drejtori i ri i Milanit, Ivan Gazidis. /ORAinfo/

Komento: