
AC Milan është ende në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pasi humbi Sven Botman dhe emri i Japhet Tanganga është kthyer në radar, thuhet në një raport.
Tanganga u lidh në janar dhe është qartazi profili që pëlqejnë drejtuesit e kuqezinjve. Sipas Tuttosport (përmes MilanLive), 23-vjeçari vlerësohet nga Tottenham në 10-12 milionë euro pas një sezoni të vështirë, përcjell ORAinfo.

Sigurisht që është një shifër e përballueshme për kuqezinjtë, por Tanganga i cili ka kontratë deri në vitin 2025 – u detyrua të humbasë të gjithë pjesën e dytë të sezonit për shkak të një problemi në gju, kështu që gjendja e tij duhet të kontrollohet me kujdes./ORAinfo/