
AC Milan, po përpiqet më të mirën për të bindur Andreas Christensen që të refuzojë një zgjatje të kontratës me Chelsean dhe t’i bashkohet atyre, sipas një gazetari.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara mund të mos kishin bërë asgjë në dritaren e janarit, por dëmtimi i Simon Kjaer i cili do ta përjashtojë atë për pjesën tjetër të sezonit ka ndryshuar planet e drejtuesve ,përcjell ORAinfo.

Sipas të fundit nga gazetari Rudy Galetti, Milani po ‘përpiqet të bindë’ Christensen që t’i bashkohet dhe i ka bërë një ofertë verbale agjentit të tij pagë prej 4 milion € neto në sezon. Jo vetëm kaq, por ata gjithashtu kanë premtuar një rol vendimtar në ekip dhe bashkëlojtari i tij ndërkombëtar Simon Kjaer tashmë ka folur me të për klubin.
Megjithatë, Chelsea është i bindur se qendërmbrojtësi do të rinovojë kontratën e tij me ta, pasi ka qenë atje për nëntë vjet që kur iu bashkua akademisë së tyre nga Brondby në vitin 2012./ORAinfo/