Milan gjen zëvendësuesin e Kessie

11:40 | 30 Tetor 2021

AC Milan, po konsideron të bëjë një lëvizje në janar për mesfushorin e Marseille, Boubacar Kamara, thotë Calciomercato.

21-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe presidenti i Marsejës, Pablo Longoria zbuloi në fillim të këtij viti se ai do të preferonte të shiste lojtarë në janar sesa të rrezikonte t’i humbte ata për asgjë,përcjell ORAinfo.

Kjo e ka alarmuar Milanin që e sheh Kamara si një zëvendësues të mundshëm të Franck Kessie, të cilit gjithashtu i skadon kontrata në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: