Milan ‘gjunjëzon’ Juventusin, po ia transferon super lojtarin

19:02 | 22 Korrik 2019

Milan dhe Juventus po vazhdojnë të diskutojnë për transferimin mundshëm të Merih Demiral në San Siro.

Gianlucadimarzio raporton se Juventusi nuk ka dhënë dritën e gjelbër për një shitje megjithatë, edhe ata janë ende duke debatuar nëse do të përfshijë një opsion blerjeje në një marrëveshje potenciale, përcjell ORAinfo.

Bisedimet ndoshta do të nxehen më tej kur drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici të kthehet në Itali nga turneu aziatik i klubit të tij.

Milan duket të jetë serioz për transferimin e mbrojtësit të Juventusit. /ORAinfo/

Komento: