Milan godet me partneritetin e ri: Një emër i madh i bashkohet familjes kuqezi

15:29 | 25 Gusht 2026

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht një partneritet të ri me kompaninë ndërkombëtare të brokerimit online, FPG Fortune Prime Global, e cila është bërë “Premium Partner” dhe “Official Online Trading Partner” e klubit kuqezi.

Marrëveshja e re shënon hyrjen e FPG në botën e sportit, ndërsa kompania operon në më shumë se 30 vende të botës. E themeluar në vitin 2011, FPG Fortune Prime Global funksionon kryesisht si broker ECN (Electronic Communication Network) dhe ka seli në tri lokacione, përfshirë Australinë, përcjell ORAinfo.

Screenshot

Drejtori i të Ardhurave të AC Milanit, Maikel Oettle, e vlerësoi partneritetin si dëshmi të fuqisë dhe shtrirjes ndërkombëtare të klubit.

“Vendimi i FPG për të bërë hapin e parë në botën e sportit së bashku me ne është dëshmi e fuqisë dhe tërheqjes ndërkombëtare të klubit tonë.

Besojmë në partneritete që krijojnë vlerë të ndërsjellë dhe hapin mundësi të reja në nivel global. Prandaj jemi të lumtur ta mirëpresim FPG si Premium Partner”, deklaroi Oettle.

Nga ana tjetër, Kyle Liu, drejtues i marketingut në FPG Fortune Prime Global, e cilësoi marrëveshjen si një moment historik për kompaninë.

“Partneriteti me AC Milan është një moment historik për FPG dhe për çdo kompani në grup. Trashëgimia, pasioni, përsosmëria dhe besimi i qëndrueshëm i klubit pasqyrojnë edhe vlerat tona dhe jemi krenarë që bëhemi pjesë e historisë së tij”, tha Liu.

FPG i bashkohet një liste të gjatë partnerësh të rëndësishëm të Milanit, ku bëjnë pjesë BMW, Clivet, DHL, Enel, Kumho Tire, Corpay dhe Socios.
Në portofolin e partnerëve të klubit janë gjithashtu Emirates, MSC, Bitpanda dhe Konami, të cilat kanë prezencë edhe në fanellat e ndryshme të Rossonerëve. /ORAinfo/

Komento: