Milan godet në cak, konfirmohet transferi i mundshëm i Modric te Milani

13:46 | 17 Korrik 2019

Luka Modric është lidhur gjithnjë e më shumë me një lëvizje në Milan këtë verë.

Biografi dhe shoku i Modricit, Vicente Azpitarte, i ka komentuar thashethemet, duke i ofruar shpresë Rossonerëve.

“Nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por pas largimit të Ceballos, Real Madrid mund të bëjë dy blerje në mesfushë: Pogba, Eriksen ose Van de Beek. Milan nuk po kalojnë një moment të mirë ekonomik, por një
transferim me një opsion blerjeje për verën e ardhshme është e mundshme”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

Një rol kyç në transferimin e mundshëm të Modric mund të luajë edhe Zvonimir Boban, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me numrin 10 të Real Madridit. /ORAinfo/

Komento: