Milan “hap kuletën”, transferon yllin e rivalëve për 30 milionë euro

16:52 | 23 Maj 2023

Milan transferon yllin e rivalëve për 30 milionë euro.

Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë yllin e rivalëve.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se Pioli ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e Sergej Milinkovic-Savic.

28-vjeçarit pëlqehet shumë nga Pioli dhe drejtuesit e Rosonerëve janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për kartonin e mesfushorit të Lazios.

Savic ka kontratë me Lazion deri në vitin 2024 dhe Lotito është i hapur për shitjen e tij këtë verë.

Komento: