
Elliott Management janë të gatshëm të investojnë 35 milionë euro të nevojshme për të sjellë Charles De Ketelaere nga Club Brugge në Milan.
Siç është raportuar sot nga La Repubblica, Elliott është i gatshëm të paguajë atë që duhet për të sjellë De Ketelaere në klub sa më shpejt të jetë e mundur, pasi të gjithë janë dakord që i riu belg ia vlen investimi, përcjell ORAinfo.

Stefano Pioli deklaroi gjatë konferencës së tij për shtyp në Milanello të hënën se pret përforcime cilësore nga klubi në tregun e transferimeve për të tentuar ta çojnë skuadrën në një nivel tjetër.
Drejtorët po punojnë për t’u siguruar që ai të marrë pikërisht këtë dhe ata janë vendosur me De Ketelaere si nënshkrimin e parë.
Kampionët e Belgjikës kanë kërkuar të paktën 30 milionë euro për të, por duke qenë se klubet e tjera do të ofrojnë në mënyrë të pashmangshme, dihet se do të duhen 35 milionë euro dhe kjo është ajo që Elliott janë të gatshëm të investojnë. /ORAinfo/