Milan hap ‘thesin’, gati të transferojëyllin e La Liga-s

23:37 | 09 June 2023

Cardinale hap thesin: Milan transferon yllin e La Liga-s për 20 milionë euro.

Cardinale hap thesin, Milan transferon bomberin e ri.

Skuadra e Milan ka vënë në shënjestër sulmuesin e ri nigerian Samuel Chukwueze, që luan në La Liga me skuadrën e Villareal.

24-vjeçari ka veshur gjithnjë vetëm fanellën e këtij ekipi, pasi ka ardhur nga ekipet e moshave.

Kontrata e Chukwueze me spanjollët skadon pas një viti, ndaj dhe kuqezinjtë synojnë të arrijnë një marrëveshje për transferimin e tij në Serie A.

Skuadra e Villareal kërkon rreth 20 milionë euro për futbollistin, por Milan shpreson ta ulë këtë shifër.

Sipas “Sky Sport Italia”, palët kanë nisur kontaktet e para, duke shtuar se Milan shpreson ta mbyllë këtë transferim brenda muajit qershor.

Sezonin e fundit, Samuel Chukwueze realizoi 13 gola (6 në kampionat) në 50 ndeshje me Villareal.

Sulmuesi ka mjaft përvojë edhe në arenën ndërkombëtare, teksa dy sezone më parë ka fituar edhe Europa League me Villareal.

Ndaj, Milan e konsideron si një përforcim me vlera për skuadrën e trajnerit Pioli, që pret emra të rinj në sulm.

Komento: