Milan hap thesin, pritet të transferojë yllin e Porto-s

20:30 | 24 Shkurt 2023

Milan pritet të transferojë yllin e Porto-s për 25 milionë euro.

Cardinale hap thesin, Milan transferon yllin e Porto-s.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e e parë për merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Maldini e ka gjetur profilin e duhur te Porto.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e qendërsulmuesit të Porto-s, Evanilson.

Braziliani ka realizuar 8 gola dhe 9 asistime në 29 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 25 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: