Milan “harron” Correan, po transferon tjetër sulmues

13:02 | 14 Gusht 2019

Një ide e re për sulmin e Milanit.

Në takimin e zhvilluar në Casa Milan midis agjentit Beppe Riso dhe menaxhimit të Rossoneri, u fol për Andrea Petagna.

Sipas burimeve të Calciomercato.com, Paolo Maldini shprehu vlerësimin e tij për këtë lojtar.Për momentin, megjithatë, ai konsiderohet të jetë alternative pasi Correa mbetet plani A, përcjell ORAinfo.

Nëse prishen negociatat me Atletico Madrid, atëherë kuqezinjtë mund të kushtojnë buxhetin që kishin ndarë për një sulmues si Petagna dhe më pas një lloj tjetër lojtari./ORAinfo/

Komento: