Milan harton planin B për ta bindur Rangnick të transferohet në ‘San Siro’

14:14 | 11 April 2020

Udhëheqja e AC Milan ka hartuar një plan të mundshëm B në lidhje me përpjekjet e tyre për të bindur Ralf Rangnick të bashkohet me kuqezinjtë.

Tuttosport raporton sot se ekziston një çështje themelore në lidhje me marrëveshjen.

Rangnick nuk është akoma i bindur të largohet nga porti i sigurt të Leipzig për tu zhytur në një aventurë kaq intriguese të Milan, por edhe të ndërlikuar dhe pa kohën e nevojshme për të planifikuar gjithçka. Një element themelor për një njeri si ai, përcjell ORAinfo.

Kjo është arsyeja pse palët kanë rënë dakord të zhvillojnë një intervistë ballë për
ballë sa më shpejt të jetë e mundur.

Gordon Singer dhe Ragnick do të diskutojnë direkt, pa asnjë bashkëbisedues tjetër të pranishëm. Të dy kështu kanë rënë dakord ta bëjnë këtë sa më shpejt.

Rangnick është njeriu që Milano ka zgjedhur të jetë njëkohësisht kryeshef dhe drejtor sportiv, që nuk do të thotë se ai do të drejtonte negociatat, por udhëzimet e tregut do të fillonin prej tij.

Nëse gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur, Milani mund të përparojë planifikimin B: d.m.th., t’i ofrojë atij një rol në menaxhim dhe ta mbajë Stefano Pioli si trajner.

Një skenar i tillë do të lejonte të ndërthurnin nevojat si të klubit, ashtu edhe të vetë Rangnick. /ORAinfo/

Komento: