Milan janë fokusuar vetëm në garën për yllin e Benficas.
Skuadra e Milan synon të bëjë së paku edhe një lëvizje të madhe në merkato.
Thuhet se ‘Rossoneri’ janë dorëzuar në garën për Timeoue Bakayoko, vetëm për t’u fokusuar te një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për Florentinon, i cili aktualisht i përket skuadrës së Benfica, transmeton lajmi.net.
21 vjeçari portugez besohet të jetë në negociata edhe me Fulham, por do të preferonte kalimin te Milan.
Lojtari vlerësohet me 20-25 milionë euro, çmim ky më i lirë sesa ai që Chelsea kërkon për Bakayoko.