Milan humb durimin ndaj Pioli, Maldini ka gjetur trajnerin e ri

16:37 | 30 January 2023

Pioli bën gati valixhet, Maldini ka gjetur trajnerin e ri.

Lajm i bujshëm nga Italia, Stefano Pioli largohet nga Milani.

Milan sot është turpëruar në San Siro duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 2-5.

Rosonerët e kanë nisur vitin 2023 në mënyrë katastrofale duke marrë vetëm një fitore në 7 ndeshje të luajtura.

Skuadra e Piolit ka pranuar 9 gola në dy ndeshjet e fundit dhe kjo është hera e parë në historinë e klubit që skuadra ka pësuar më tepër se katër gola në dy ndeshje rradhazi.

Rezultatet e dobëta janë të pa tolerueshme për drejtuesit dhe Rosonerët janë duke konsideruar shkarikimin e Piolit në fund të sezonit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan e ka piketuar zëvendësuesin e Piolit.

Sipas Calcio Mercato, në rast se Pioli largohet, drejtimin e skuadrës do ta merr trajneri aktual i Monzas, Raffaele Palladino.

Palladino po bën një punë të mirë te Monza e cila mbrëmë e mposhti Juventusin me rezultat 2-0.

Monza renditet në pozitën e 11-të në Serie A me 25 pikë të arkëtuara, 2 më pak se vendi i 8-të që siguron kualifikimin në Europa League.

Komento: