Milan humb yllin e madh, mungon kundër Fiorentinës

09:44 | 08 Maj 2019

Lucas Biglia, ka shmangur lëndimin e rëndë, por mund të humbasë ndeshjen e ardhshme të Milanit në Serie A .

Biglia u detyrua të luajë vetëm 26 minuta në fitoren 2-1 të Milanit kundër Bolonjës të hënën, por një deklaratë në faqen e internetit të Rossonerëve konfirmoi se ai kishte një lëndim në bërryl, përcjell ORAinfo.

Edhe pse gjendja e tij kërkon vetëm disa ditë të rikuperimit, Rossonerët mund të vendosin të mos e rrezikojnë atë kundër Fiorentinës këtë fundjavë./ORAinfo/

Komento: