Milan hyn në garë me Napolin për yllin e Firoentinas

12:04 | 26 Qershor 2020

Milani dhe Napoli janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Fiorentinës, argjentinasin German Pezzella në afatin e verës.

Nuk është sekret që Milani është në treg për një qendërmbrojtës i cili do të bëhet partneri i ri në repartin e mbrojtjes me Alessio Romagnoli.

Dhe emri që është lidhur më shumë gjatë disa javëve të fundit është Pezzella.

Sipas Calciomercato megjithatë, Milani është gjithashtu i interesuar të nënshkruajë Pezzella në dritaren e verës, përcjell ORAinfo.

Ai pëlqehet edhe nga Napoli, por edhe Milan ka hyrë në garë për të.

Për neapolitasit 28-vjeçari është zgjidhja e parë për të forcuar mbrojtjen ndërsa kuqezinjtë tani kanë shprehur interesim për të.

Ai foli për të ardhmën e tij për Il Corriere dello Sport. “Futbolli është i paparashikueshëm, por në Firence jam mirë”.

“Ky është vendi im në botë, Fiorentina dhe Firence janë shtëpia ime e dytë. Ëndrra ime është të luaj në Evropë me fanellën e Violas”, ka thënë lojtari duke mohuar se mendon transferimin të ndonjë ekip tjetër. /ORAinfo/

Komento: