Pas Napoli dhe Atalanta tashme është dhe Milan në garë për sulmuesin anësor Jeremy Boga.
Sulmuesi i Sassuolo ka një çmim prej 16 milionë euro, shumë e cila sipas Sportmediaset është e pranueshme nga drejtuesit kuqezinj!
Ylli i Bregut të Fildisht këtë verë ka nxitur interesim të madh të shumë klubeve të mëdha evropiane, përcjell ORAinfo.
Aftësia e tij për të luajtur si 4-3-3 dhe 4-4-2 ka entuziazmuar skautët e klubit përpara ardhjes së mundshme të Ralf Rangnick.
Mëgjithatë raporti përmend edhe një herë se Chelsea është në thelb pengesa e parë, pasi ata duhet të refuzojnë opsionin që kanë për të blerë 23 vjeçarin për 16 milionë euro për t’i dhënë treshes së lartpërmendur një shans për ta firmosur atë këtë verë. /ORAinfo/