Milan i befason të gjithë me emrin e trajnerit të ri

11:28 | 30 Maj 2019

Milan është në kërkim të trajnerit të ri, pas konfrimimit se Gennaro Gattuso më nuk do ta udhëheq ekipin ‘Kuq e Zi’.

Sipas ‘Tuttosport’, ish ylli i Interit, Sergio Conceiçao, është emri i radhës në listën e Milanit për të marrë drejtimin e skuadrës, përcjell lajmi.

Conceiçao 43 vjeçar, është aktualisht trajner i Portos në Portugali, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Academica, Braga dhe Nantes.

Milan janë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Gennaro Gattussos, i cili ka paraqitur dorëheqjen pas dështimit për të arritur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Një emër tjetër që është përmendur një ditë më parë në mediet italiane, është ai i Simone Inzaghit të Lazios.

Komento: