Milan i bën 100 milionë euro ‘dhuratë’ Rangnick-ut për afatin e transferimeve

11:00 | 16 May 2020

Shumë shpejt, Ralf Rangnick do të përcaktojë projektin për Milanin nën menaxhimin e lartë të Elliott.

Rangnick pritet t;i ketë rreth 100 milionë euro në dispozicion për blerje të lojtarëve.

Siç është raportuar nga edicioni i sotëm i Gazzetta Dello Sport (përmes MilanNeës.it), kuqezinjtë kanë planifikuar një takim me Rangnick i cili do të zhvillohet së shpejti, përcjell ORAinfo.

Koronavirus ka ‘ngrirë’ gjithçka, duke detyruar palët të shtyjnë një samit të planifikuar.

Javët e fundit, megjithatë, kontaktet kanë qenë të shpeshta.

Ata kanë folur për disa gjëra, që nga traineri i mundshëm e deri te buxheti i merkatos.

Fillimisht, Elliott kishte vënë në dispozicion 100 milionë euro për dritaren e verës, por kriza e Koronavirus ka rezultuar në kursime dhe kështu buxheti është ulur në 75 milionë euro, plus gjysmën e parave të marra nga shitjet.

Në lidhje me stafin e Rangnick, nuk është akoma për tu vendosur. Menaxheri dëshiron të zgjedhë vetëm bashkëpunëtorët e tij dhe ka kërkuar që të shkojnë përpara për të sjellë në stafin e tij pre tetë personave (të paktën tre italianë). /ORAinfo/

Komento: