Milan i bën një favor të madh ekipit të Berlusconit me këtë lojtar

14:57 | 12 Korrik 2022

Milan do të paguajë gjysmën e pagës së Mattia Caldara kur ai të kalojë në huazim te Spezia në ditët në vijim.

Siç është raportuar sot nga La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po i bëjnë Aquilotti një favor financiar në huazimin e Caldara pasi do të paguajnë gjysmën e pagës aktuale të mbrojtësit Italian, përcjell ORAinfo.

Negociatat duket se kanë përfunduar për lëvizjen dhe lojtari do të huazohet për një sezon dhe ka një opsion që Spezia ta bëjë marrëveshjen të përhershme për 3 milionë euro në fund të sezonit.

Raporte të tjera kanë sugjeruar se si pjesë e marrëveshjes, Milanit i është dhënë një korsi preferenciale kur bëhet fjalë për nënshkrimet e mundshme të Jakub Kiwior dhe Kelvin Amian, dy mbrojtësit e Spezias.

Kuqezinjtë mund të ndjekin marrëveshjen verën e ardhshme ose në janar nëse janë të interesuar dhe atyre do t’u jepet zgjedhja e parë nga Spezia. /ORAinfo/

Komento: