
AC Milan ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i Tiemoue Bakayoko nga Chelsea.
E interesim për të kanë edhe tri ekipe të njohura evropiane.
Sky Italia raporton se konkurrenca për Bakayoko po rritet pasi disa ekipe do ta donin atë në huazim, duke qenë se ai duket se është jashtë planeve të trajnerit të Chelesas, Thomas Tuchel, përcjell ORAinfo.
Chelsea ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmën e mesfushorit.

Milan dhe Napoli mbeten të interesuar për lojtarin, por Juventus dhe Lyon gjithashtu kanë hyrë në garë.
26-vjeçari është një lojtar që e njeh ligën italiane në mënyrë perfekte dhe shumë klube duan të forcohen në atë zonë të fushës.
Rossonerët e konsiderojnë atë një lojtar të fortë dhe një mundësi në treg për të forcuar fizikën e tyre në mesfushë.
Mbetet të shihet se cila do të jetë jetë e ardhmja e lojtarit. /ORAinfo/