Milan i hakmerret Interit: Rosonerët transferojnë yllin 40 milionësh.
Planet e Milanit tashmë synojnë sezonin e ardhshëm kur, nga Milanello, shpresojnë se skuadra kuqezi do të rikthehet për të garuar për vendet e para në Itali dhe Europë.
Do të ketë punë për të bërë në merkato dhe pikërisht në çdo repart.
Nëse pritet një zëvendësim pothuajse total në sulm – 42-vjeçari Zlatan Ibrahimovic do të thotë lamtumirë sërish – surpriza e madhe për verën e Milanit mund të vijë në një zonë tjetër të fushës.
Në mesfushë Milani do të duhet të bëjë shumë. Sepse nëse ishte e vërtetë disa javë më parë që dyshja Bennacer-Tonali nuk mund të mbulojë të gjitha ndeshjet e një sezoni të tërë në nivele të larta, argumenti merr edhe më shumë forcë pas dëmtimit të rëndë të algjerianit.
Ish-lojtari i Empolit, i cili ditët e fundit iu nënshtrua një operacioni në gju, do të duhet të qëndrojë gjatë në bokse: flitet për jo më pak se 6-7 muaj pushim.
Kjo është arsyeja pse Paolo Maldini tashmë ka një goditje të madhe në mendje për të përforcuar mesfushën dhe për të zëvendësuar Bennacer, i cili për rreth tre muaj të sezonit të ri nuk do të jetë në dispozicion.
Tundimi për menaxherin kuqezi do të vinte nga Premier League dhe veçanërisht nga Chelsea. ‘Blutë’, të cilët pritet të bëjnë një revolucion të vërtetë veror, mund të nxjerrin në merkato disa yje: një prej tyre sigurisht që do t’i bënte shumë punë kuqezinjve.
Ai është Mateo Kovacic, i cili, duke parë se ka një kontratë që i skadon më 30 qershor 2024, mund të largohet gjatë merkatos së verës nga Londra.
Për ta bërë të mundur marrjen e ish-yllit të Inter-it, klubi milanez do të duhet të sigurojë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League. Për më tepër, kroati duhet të ruajë këtë gjendje aktuale pa rinovuar marrëveshjen e tij me Chelsea-n që skadon për dymbëdhjetë muaj.
Në atë rast, Maldini do të vendoste në pjatë 15-18 milionë euro për transferimin e Kovacic. Nyja kryesore, megjithatë, do të mbetej një tjetër: rroga. Aktualisht, ish-lojtari i Interit merr rreth 9 milionë euro neto në sezon në Londër.
Një shifër e paarritshme për Milanin, por që falë Dekretit të Rritjes dhe mundësisë së shtrirjes së pagës në disa vite, në fakt mund ta kënaqë lojtarin dhe të marrë një lojtar me peshë për mesfushën.