Milan i lë të shokuar tifozët, e vë në treg “shtyllën” e ekipit

10:57 | 22 Maj 2019

Milan po mendon për sezonin e ardhshëm.

Prezenca në UEFA Champions League do të sillte benefite të mira për Milanin, që përpos të ardhurave do të arrinte që të joshte edhe emra të rëndësishëm të futbollit.

Por, në rast të kundërt, mungesa e tyre do të kishte pasoja dhe madje të mëdha.

Sipas asaj që raporton “Il Corriere dello Sport”, nëse kuqezinjtë nuk arrijnë ta mbyllin kampionatin në vendin e katërt, drejtuesit do kërkojnë të mbushin arkat në një tjetër mënyrë.

Dhe ajo më e lehta është shitja e yjeve të saj kryesorë, ku Gianluigi Donnarumma është ai më i ekspozuari. 20 vjeçari ka shumë admirues në Europë dhe nëse Milan vendos ta shesë ofertat në adresë të tij nuk do të reshtin.

Për kartonin e tij, kuqezinjtë kërkojnë jo më pak se 100 milionë euro, shifër e konsiderueshme edhe për skuadra si PSG, Manchester City apo Real Madrid, që kanë shfaqur më parë interes për italianin.

Komento: