Milani nuk ka arritur që të i bëjë ballë Sampdorias, duke pësuar humbje.
Skuadra e Sampdorias ka shënuar një fitore të madhe për të ndalur hovin e skuadrës së Milanos.
Milan ka humbur tri pikë në udhëtimin e saj tek Sampdoria, ku është mposhtur me rezultatin minimal 1:0.
Ky takim u zhbllokua qysh në minutën e parë, kur pas një gabimi trashanik të Gianluigi Donnarumma, ishte Gregoire Defrel që tundi rrjetën.
Skuadra e Milanos morri kontrollin e ndeshjes, mirëpo e kishte të pamundur të barazonte shifrat.
Lojtarët e Gattusos patën disa raste të mira, megjithatë portieri i vendasve ishte në nivelet më të larta.
Kështu, Milan mbetet në kuotën e 51 pikëve dhe i jep mundësinë Romës që të afrohet vetëm në një pikë nëse shënojnë fitore ndaj Napolit