Milan i rikthehet sërish Sanchesit

12:07 | 06 Korrik 2022

Milan po qëndron në gatishmëri kur bëhet fjalë për nënshkrimin e Renato Sanches pasi shpresojnë që kërkesat e tij për pagë të bie.

Siç është raportuar nga Gianluca Di Marzio, Milani nuk ka hequr dorë nga shpresa për të nënshkruar me mesfushorin portugez të Lille, sepse Paris Saint Germain ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen për të, përcjell ORAinfo.

Ish-lojtari i Benfica-s dhe Bayern Munichut dukej i destinuar të bashkohej me kuqezinjtë këtë verë, por pati vonesa nga ana e Milanit për shkak të rinovimeve të Paolo Maldinit dhe Frederic Massara.

Kishte gjithashtu një çështje rreth pagave që kërkonte Sanches dhe më pas dukej e qartë se Milani do të nënshkruhej nga kampionët francezë.

Ata nuk e kanë mbyllur marrëveshjen dhe Milani tani shpreson që në një dëshirë për t’u vendosur në një klub të ri përpara se të fillojë sezoni përgatitor, Sanches do të ulë kërkesat e tij për paga në diçka që Milani mund ta përballojë më lehtë. /ORAinfo/

Komento: