Milan, sonte ka dhuruar spektakël.
Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Kuqezinjtë e filluan furishëm ndeshjen, ku nga minuta e parë startoi blerja e re, Krzysztof Piatek.
Polaku ishte në formë të lartë, ku në minutën e 11-të arriti ta shënojë golin e parë.
Nuk vonoi shumë dhe Piatek e shënoi edhe golin e dytë.
Zhvillohej minuta e 27-të kur polaku shtangu mbrojtjen e Napolit për të shënuar për 2-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Napoli e nisi furishëm pjesën e dytë, por që nuk arritën të shënoni, pasi portieri Gianluigi Donarumma ishte në formë të lartë.