Milani dëshiron ta shijojë Champions League. Por, ekipi rossonerë do të ketë luftë me ekipin e Romës që është vetëm një pikë larg pozitën së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve përcjell ORAinfo.
Roma vuajti jo pak në sfidën e fundit të javës së 24-t në kampionatin italian, por në fund ia doli të marrë 3 pikët në sfidën ndaj Bolognës në “Olimpico”.
Me këtë fitore, Roma ruan hapin e Milanit dhe Interit, në garën për nëj vend në zonën Champions, ndërsa fillon edhe shkëputjen nga Lazio dhe Atalanta që e ndjekin.