Ajo që dukej si një bast i kushtueshëm vetëm dy muaj më parë, ka provuar të jetë një blerje e madhe nga AC Milan dhe në mënyrë specifike nga drejtori i tyre sportiv Leonardo.
Në fakt, suksesi i Lucas Paqueta ka zemëruar ekipin të Real Madridit, pasi Milan e solli lojtarin për 35 milionë euro plus bonusem përcjell ORAinfo.
Ekipi i Bernabeu thuhet se ka ndjekur Paqueta për më shumë se një vit, pasi ai i ka përmbushur të gjitha kërkesat e vendosura.
Për më tepër, i njëjti ekip zbulues që solli Vinicius Junior gjithashtu këmbënguli në Paqueta. Megjithatë, Real Madridi mori kohën e tyre dhe humbi në mesfushorin për shkak të ‘Leonardo Blitz’, i cili erdhi si një surprizë për shumë./ORAinfo/