Milan, thuhet se ka lëshuar një njoftim për Barcelonën, të cilët po përgatitnin një ofertë prej 40 milion euro për kapitenin e klubit ,Alessio Romagnoli.
Sipas Tuttosport, Barça ishte gjithashtu i gatshëm të ofrojë Milanit një lojtar në këmbim për Romagnoli, përcjell ORAinfo.
Interesi i tyre ndaj mbrojtësit vjen pasi u njoftua se Matthijs de Ligt kishte preferuar të lëvizte diku tjetër.
Megjithatë, gazeta siguron se Rossonerët mbyllën menjëherë derën e katalanasve, duke përshkruar shanset e një shitje si ‘absolutisht të pamundur’.
24-vjeçari është gati për të filluar sezonin e tij të pestë në San Siro dhe është kontraktuar në Diavolo deri në vitin 2022./ORAinfo/