
Leonardo ‘nder’ Milanit: Ylli i PSG transferohet në San Siro.
Ish tekniku i Milanit, Leonardo që është aktualisht drejtor sportiv i PSG ka gati një ‘dhuratë’ të paqëllimtë në drejtim të Rossonerëve.
Gjiganti francez është vënë në ndjekje të yllit të Real Madrid, Marco Asensio dhe në anën tjetër po i hapet rruga skuadrës së Piolit për të arritur deri tek një objektiv i tyre i vjetër.
Bëhet fjalë për Julian Draxler, i cili mund të lihet i lirë të largohet nëse arrihet marrëveshja me Los Blancos për 26 vjeçarin spanjoll.
Mesfushori gjerman nuk po gjen hapësirat e nevojshme nën urdhërat e Mauricio Pochettinos dhe tek Milan ai do të ishte padyshim një emër shumë i rëndësishëm në skuadër.
Maldini dhe Massara po presin një marrëveshje mes Asensios dhe PSG për të filluar sulmin nga ana tjetër për Draxler.
Giovinco rikthehet në Serie A, ‘Milingoni atomik’ ka gati kontratën!
Mentalitet kampioni: Momenti kur Tonali i tregon vendin Dumfries!