Zlatan Ibrahimovic duket se do të qëndrojë në Milano për të paktën edhe një sezon tjetër.
Suedezi befasoi shumë këtë sezon duke shënuar dhjetë gola dhe pesë asistime që nga ardhja e tij në janar, duke dëshmuar se ai ende mund të bëjë një ndryshim.
Sipas Gianluca Di Marzio, ka gjithnjë e më shumë besim në lidhje me rinovimin e Ibrahimoviçit, përcjell ORAinfo.
Milani po punon për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe sulmuesi është gjithnjë e më i bindur se ai do të qëndrojë në klub.
Kontaktet midis Rossonerëve dhe Mino Raiolas janë të vazhdueshme.
Palët po punojnë, me vullnet të përbashkët, për një rinovim një vjeçar për sezonin 2020/21. Ka besim dhe dëshirë për të vazhduar së bashku.
Siç u përmend, Ibrahimoviç ka treguar se ai ende mund të bëjë një ndryshim, duke ndihmuar Milanin të rikuperohet nga ajo që ishte një fillim i tmerrshëm i sezonit.
Marrëveshja përfundimtare mund të arrihet së shpejti. /ORAinfo/