
Ylli i huazuar i Chelseat, Armando Broja po tërheq interes nga gjigantët e Serie A, AC Milan, Inter dhe Napoli, së bashku me skuadrat e Premierligës, Newcastle, West Ham dhe Southampton.
Blutë përballen me një zgjedhje këtë verë nëse do t’i japin 20-vjeçarit një shans në ekipin e parë ose do ta lënë atë të shkojë për një fitim të madh përpara një lufte të mundshme ofertash, përcjell ORAinfo.

Pikëpamja e Thomas Tuchel do të jetë kyçe për të ardhmen afatgjatë të shqiptarit, të cilit i ofrohet futbolli i ekipit të parë gjetkë./ORAinfo/