Milan- Inter po e bëjnë shkëmbimin e madh

11:11 | 13 Nëntor 2020

Shkëmbim spektakolarë: Eriksen bëhet Rosoner, yll i Milanit Neroaxur.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan është futur në garë për transferimin e Christian Eriksen.

Danezi nuk bën pjesë në planet e Contes dhe në janar do të largohet nga Interi.

Rosonerët e dëshirojnë Eriksenin në rradhët e tyre dhe janë të gatshëm tia ofrojnë një super shkëmbim Interit.

Maldini, ia ka ofruar Calhanoglun Interit. Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe Milan do ta sakrifikojë turkun për të arritur deri tek Eriksen.

Problemi i vetëm qëndron te fakti se vlera e Calhanoglut në treg është më e ulët se ajo e Eriksen dhe Milan do të duhet të paguaj edhe një shumë parash.

Komento: