Milan javën e ardhshme do ta transferojë lojtatrin që e kërkojë shumë

16:08 | 15 Korrik 2022

Milan mbetet optimist se ata do të nënshkruajnë me Charles De Ketelaere dhe pasi ai të kalojë linjën ata do të kthehen në objektiva të tjerë.

Sipas SportMediaset, Milani është gati të rrisë pak ofertën e tyre të mëparshme në 30 milionë euro për De Ketelaere dhe ata do të vendosin bonuse plus një përqindje të mundshme në rishitjen e ardhshme të lojtarit belg, përcjell ORAinfo.

Milani do të përgatisë ofertën e re këtë fundjavë dhe do të presë që De Ketelaere të luajë finalen e Superkupës së Belgjikës midis Brugge dhe Gent, me shpresën për të mbyllur marrëveshjen nga mesi i javës së ardhshme.

Kuqezinjtë janë shumë pranë nënshkrimit me 21-vjeçarin dhe pasi të mbyllet ky operacion, Milani do të fokusohet në mesfushë.

Emri i Renato Sanches mbetet gjithmonë në pole position, veçanërisht duke pasur parasysh se PSG duket më i prirur për Kephren Thuram, por Sanches po kërkon 4.5 milionë euro neto në sezon përmes agjentit të tij Jorge Mendes. /ORAinfo/

Komento: